
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Vlorë, mes disa personave të cilët ndodhen për pushime. Reporteri i MCN, Edi Ruçi, bën të ditur sr se ngjarja ka ndodhur në një bar-restorant në Lungomare, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës.
Burime nga policia, bënë të ditur se shkak për konfliktin është bërë një ngacmim ndaj një vajze të mitur, e shoqëruar nga familjarë të saj.
Ndërkohë, këta të fundit janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për të bërë edhe denoncim ndaj personave që janë përfshirë në konflikt.



