Hodhën mbetjet e kafshëve në lumë, gjobiten thertoret në Gjilan

Hodhën mbetjet e kafshëve në lumë, gjobiten thertoret në Gjilan

Pamjet e lumit të qytetit të Gjilanit me gjak, kanë alarmuar sot institucionet në vend.

Është verifikuar se ngjyra e lumit ka ardhur pasi thertoret në këtë qytet, vazhdojnë të hudhin mbetjet e kafshëve në këtë lum.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se janë gjobitur me nga 700 euro thertoret që hodhën në lumin e qytetit mbetjet e kafshëve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hyseni tha se gjoba është konform rregullores komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetet fundrrinore.

“jatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy thertoreve në afërsi.  Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy