Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Dalio Nela dhe Aldo Kalemi, në lidhje me vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj.
Dalio Nela ndodhet ende në spital, pasi ka mbetur i plagosur me katër plumba gjatë ngjarjes, dhe është përfaqësuar në seancë nga avokati i tij.
Ndërkohë, në kërkim vijojnë të jenë shpallur vëllezërit Donaldo dhe Marialdo Nela, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë ngjarje më 21 prill.
Sipas prokurorisë, sherri ka nisur mes dy personave që nuk ishin pjesë e asnjë grupi rival.
Më pas kanë ndërhyrë personat e arrestuar. Viktima, Endri Goxhaj, në këtë moment ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të Dali Nelës, duke shkrehur katër plumba.
Pasi Nelaj ka rënë në tokë, kanë qenë dy vëllezërit e tij, Donaldo dhe Marjoldo Nela, të cilët kanë reaguar duke nxjerrë nga brezi pistoletat dhe kanë qëlluar në drejtim të Endri Goxhajt.



