Video që MCN Tv sjell më poshtë tregojnë momentet e fundit para se makina tip “Audi A8” të dilte nga rruga dhe të binte nën nënkalimin, teksa vinte nga rruga e Surrelit.
Në pamje shihet se si sekondat ndajnë që një tjetër makinë tip “Benz” të përfshihet në aksident, pasi po kalonte në rrethrrotullim.
Nga ajo që u mësua pas aksidentit me tre viktima, ishte se shpejtësia tej normave të lejuara solli bilancin tragjik.
Drejtuesi i mjetit Klevis Ruçaj 20 vjeç, duke ardhur nga rruga e Surrelit, me shpejtësi tej normale ka fluturuar rreth 12 metra poshtë mbikalimit, në rrethrrotullim.
Krahas Ruçaj, humbën jetën dhe dy pasagjeret që ndodheshin në makinë me të Sikela Përroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe.
Ndërkohë të lënduar me plagë të rënda mbetën edhe tre pjesëtarë të një familje, të cilët u goditën nga makina që u ra sipër në nënkalim, duke lëvizur në sensin e tyre me një makinë tip “Honda”.



