Aksion në veri të Kosovës/ Gjenden armë, granata e municion, një serb i arrestuar

Aksion në veri të Kosovës/ Gjenden armë, granata e municion, një serb i arrestuar

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka bastisur një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potok, ku janë gjetur: armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjithashtu, Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar personi, të cilit i janë gjetur armët dhe mjetet eksplozive.

Vijon suksesshëm angazhimi ynë në çrrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori.

Ministri Sveçla, ka thënë se nuk ka më asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë.

Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy