Moti i keq/ Ndalohet për tre ditë lundrimi i mjeteve të vogla në gjirin e Vlorës

Moti i keq/ Ndalohet për tre ditë lundrimi i mjeteve të vogla në gjirin e Vlorës

Për shkak të motit të keq, mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës e kanë të ndaluar lundrimin në datat 19, 20, 21 dhe 22 tetor duke nisur nga ora 12:00.

Sipas njoftimit, mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda Gjirit të Vlorës duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të jetë pas orës 06:00 të datës 22 tetor.

NJOFTIMI I PLOTË:

Njoftim datë 18.10.2023 për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 19-20-21-22.10.2023.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 19-20-21-22.10.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 19.10.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 7bft me shpejtësi ere deri 20m/s, dhe lartësi dallge deri 3.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.
1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 19-20-21-22.10.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 19-20-21-22.10.2023
4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 22.10.2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy