Sezoni turistik/ Manastirliu: 30 qendra shëndetësore të hapura në zonat e bregdetit dhe në zonat malore

Sezoni turistik/ Manastirliu: 30 qendra shëndetësore të hapura në zonat e bregdetit dhe në zonat malore

Pos hapjes së sezonit turistik, pushuesit dhe turistët vendas dhe të huaj do të kenë një kujdes shëndetësor pranë vendit ku pushojnë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot pamje nga 30 qendrat shëndetësore të hapura për t’u ardhur në ndihmë pushuesve vendas dhe të huaj. “3️0️ qendra shëndetësore janë hapur në zonat e bregdetit dhe në zonat e turizmit malor, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët vendas dhe të huaj”, u shpreh Manastirliu. Ministrja bëri të ditur se stafi përbëhet nga 170 personel mjekësor në shërbim shëndetësor nga veriu në jug. “Janë 170 mjekë, infermierë dhe staf mbështetës të dedikuar që po shërbejnë në qendrat verore nga veriu në jug. Një paketë me 100 lloje të barnave dhe materialeve mjekësore është garantuar në çdo qendër shëndetësore verore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy