Grabitet posta private në kryeqytet

Grabitet posta private në kryeqytet

Filiali i një poste private në kryeqytet është grabitur mbrëmjen e sotme nga një person, nën kërcënimin e një thike. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, ndërsa autori është ende i paidentifikuar.

Ai ka hyrë në ambientet e brendshme të postës, dhe nëpërmjet kërcënimit me thikë ka marrë një shumë parash dhe është larguar me motomjet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën "5 Maji", një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy