Autor i disa vjedhjeve në Elbasan, arrestohet 27-vjeçari

Autor i disa vjedhjeve në Elbasan, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 27-vjeçar me iniciale M.V., pasi dyshohet se ka vjedhur në ambientet e spitalit të Elbasanit.

Bëhet me dije se 27-vjeçari i arrestuar është dhe autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në këtë qytet gjatë këtij viti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Vodhi në ambientet e spitalit të Elbasanit, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

I arrestuari, autor edhe i disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në qytetin e Elbasanit, gjatë këtij viti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një vjedhje në ambientet e spitalit “Xhaferr Kongoli”, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të këtij rasti.

Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. V., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas është autor edhe i një sërë vjedhjesh të tjera, konkretisht:

-Më datë 23.03.2022, në rrugën “Rinia”, i ka vjedhur çantën e dorës, një shtetaseje;
-Më datë 21.05.2022, ka vjedhur 2000 euro, në banesën e një shtetasi;
-Më datë 08.08.2022, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në banesën e një shtetaseje, ku ka marrë sende me vlerë 100 000 lekë të rinj;
-Më datë 14.09.2022, në lagjen “Vullnetari”, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë në brendësi të tij, 10 000 lekë të rinj.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy