Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 15 raste të reja, nga Shkup (2), Kumanovë (7), Tetovë (1), Prilep (4), duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1506.
Mbrëmë është regjistruar edhe një vdekje në spitalin e Shkupit, ku një person i moshës 66 vjeçare nga Struga nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes. I ndjeri kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit kemi edhe 45 persona që janë shëruar plotësisht pas dy testeve të njapasnjëshme negative.



