Ngrënia e vezëve, pjesë e një diete të shëndetshme

Ngrënia e vezëve, pjesë e një diete të shëndetshme

Nëse do të flisnim për ushqime të përsosura, vezët do të ishin ndër to. Ato gjenden lehtësisht, gatuhen pa vështirësi dhe janë shumë të pasura me proteina.

"Veza i ka të gjithë përbërësit e duhur për të rritur një organizëm, kështu që padyshim që është shumë ushqyese", thotë Christopher Blesso, profesor i asociuar i shkencave ushqimore në Universitetin e Konektikatit në SHBA.

Ngrënia e vezëve ndër ushqime të tjera mund ta ndihmojë trupin tonë të thithë më shumë vitamina. Për shembull, një studim zbuloi se shtimi i një veze në sallatë mund të rrisë sasinë e vitaminës E që marrim nga sallata.

Për dekada, ngrënia e vezëve ka qenë e diskutueshme për shkak të përmbajtjes së lartë të kolesterolit, të cilin disa studime kanë lidhur me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës. Një e verdhë veze përmban rreth 185 miligramë kolesterol, që është më shumë se gjysma e sasisë ditore prej 300 mg të kolesterolit që rekomandohet.

Kolesteroli, një yndyrë e verdhë e prodhuar në mëlçinë dhe zorrët tona, mund të gjendet në qelizat e secilës prej trupit tonë. Ne zakonisht e mendojmë si "të keq", por kolesteroli është një ndërtim kryesor në membranat tona qelizore, dhe i nevojshëm që trupi të bëjë vitaminë D, dhe hormonet testosteron dhe estrogjen.

Studime të shumta sugjerojnë që vezët janë të mira për shëndetin e zemrës. Një analizë e në gjysmë milioni të rriturish në Kinë, botuar më 2018, zbuloi se konsumi i vezëve shoqërohet me rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Ata që hanë vezë çdo ditë rrezikojnë 18% më pak të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe 28% më pak nga goditja në krahasim me ata që nuk hanë vezë.

Megjithatë sikundër edhe studime të tjera që dëshmojnë për të kundërtën konsiderohen me të dhëna të pamjaftueshme, edhe ky studim nuk jep të dhëna të plota, ndaj shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

Ndërsa këto studime nxisin debate të ndryshme mirë është të dihen përfitimet e konsumimit të vezëve për të pasur një dietë sa më të pasur dhe të shëndetshme.

Një përbërës, i cili gjendet në vezë i quajtur kolina, mund të ndihmojë për mbrojtjen e mëlçisë dhe kundër Alzajhmerit.

Të verdhat e vezëve janë një nga burimet më të mira të luteinit, një pigment i lidhur me shikimin e mirë dhe mbrojtjen e syve ndaj sëmundjeve. /BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy