
Një 37-vjeçar me incialet M.P., u arrestua nga policia, pasi dyshohet se dje në mbrëmje goditi me thikë një 65-vjeçar.
Konflikti mes dy shtetasve ndodhi për motive banale.
NJOFTIMI
Goditi me mjet prerës dhe sende të forta një shtetas, pas një konflikti të çastit, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.



