Qytetarët në Tiranë ankohen se Policia Rrugore ka dyfishuar gjobat ndaj tyre fill pas zgjedhjeve të 14 majit. Ata madje thonë, se efektivët e rrugores po aplikojnë gjobat më të larta ndaj tyre.
Ndërkohë, MCN bëri sot një vëzhgim dhe vuri se te kthesa e Kamzës qëndronin tre patrulla policie, ku në të paktën 1 orë njëra prej tyre vuri mbi 10 masa administrative.



