Të akuzuar për krime lufte në Kroaci e Bosnjë/ Stanishiç dhe Simatoviç dënohen me nga 12 vjet burgim

Të akuzuar për krime lufte në Kroaci e Bosnjë/ Stanishiç dhe Simatoviç dënohen me nga 12 vjet burgim

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burgim dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

Të dënuarit janë Jovica Stanishiç, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviç, 71 vjeç.

Prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja, lirimin e tyre.

Grupet paraushtarake, të udhëhequra nga ta, kanë përfshirë njësitë elitare, të quajtura Beretat e Kuqe dhe Tigrat e Arkanit.

Të dyja njësitë dyshohet se kanë vrarë qindra njerëz.

Gjykata në Hagë ka liruar Stanishiçin dhe Simatoviçin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin 2013.

Por, pas protestave dhe apelit të prokurorëve, gjykatësit kanë urdhëruar në vitin 2015 rigjykim të rastit kundër tyre. Rigjykimi ka nisur në vitin 2017.

Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, të tilla si: përndjekjet, vrasjet, dëbimet dhe transferimet me forcë.

Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili njihet si kasapi i Ballkanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy