32-vjeçari gjendet i mbytur pas shtatë ditë në zonën e Currilave

32-vjeçari gjendet i mbytur pas shtatë ditë në zonën e Currilave

32-vjeçari Silvi Prifti u gjet i vdekur shtatë ditë pasi u raportua i zhdukur nga familjarët e tij. Sipas njoftimit të Policisë, trupi i Priftit është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:35, në lagjen nr.1 nëDurrës.

32-vjeçari u zhduk ditën e 28 nëntorit. Atë mëngjes ai u largua nga banesa e tij për të peshkuar oktapodë me pushkë deti në zonën e Currilave dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Njoftimi nga policia

Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull. Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen. Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy