
Një person është vënë në pranga pasi në mënyrë të vazhdueshme përndiqte një grua.
Sipas burimeve zyrtare, është shoqëruar në komisariat 47-vjeçari me inicialet L. T, banues në Krujë.
Ky i fundit, prej katër vitesh përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një grua me inicialet E. Q., duke u kthyer në makthin e saj.
Nuk dihen arsyet e përndjekjes, dhe as raporti mes të dyve.
Megjithatë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



