Vdekja e 50-vjeçarit në Shëngjin/ Gjykata e Lezhës lë në arrest shtëpie administratorin e pallatit dhe punonjësin

Vdekja e 50-vjeçarit në Shëngjin/ Gjykata e Lezhës lë në arrest shtëpie administratorin e pallatit dhe punonjësin

Dy personat e arrestuar nga policia në lidhje me aksidentin në punë të ndodhur mesditën e së shtunës, ku humbi jetën një 50-vjeçar u liruan nga qelia.

Administratori i pallatit në ndërtim Martin Kovaçi dhe punëtori i firmës Eduard Frroku u njohën me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar më dyer të mbyllura, gjyqtari Lirim Bulica pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë "Arrest në Shtëpi", për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi i dy shtetasve dhe shpallja në kërkim e 34-vjeçarit Edmond Marku, drejtues teknik i firmës së ndërtimit u bë pasi ditën e shtunë, në Kune, Shëngjin, në një pallat në ndërtim, me administrator Martin Kovaçin, shtetasi Preng Gjoni 50 vjeç, duke punuar, humbi jetën pasi i ra një dërrasë druri mbi kokë.

Nga hetimet rezultoi se viktima ishte i siguruar dhe objekti ishte i pajisur me leje ndërtimi, por nuk ishin plotësuar rregullat dhe kushtet e sigurisë në punë.

Ky ishte aksidenti i dytë në pune i ndodhur në harkun kohor të dy ditëve në Shëngjin, pasi mëngjesin e së enjtes të javës së kaluar një punëtor 28-vjeçar humbi jetën, pasi ra nga kati i 9 i pallatit ku po punonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy