Emri/ 85 kg kanabis brenda “Audi-t”, kapet i riu nga Fieri

Emri/ 85 kg kanabis brenda “Audi-t”, kapet i riu nga Fieri

Vahid Rizvani është arrestuar ditën e djeshme në Fier. 26- vjeçari  është pronari i makinës ‘Audi Q7’ ku u zbuluan 85 kg kanabis.

I riu është personi i dytë i arrestuar për sasinë e kanabisit të gjetur. Në 21 dhjetor u arrestua Armando Tërnova, ndërsa u shpall në kërkim 31-vjeçari Nehat Rizvani i cili arriti të arratisej.

Në makinë u zbuluan tre thasë me kanabis me peshë deri në 85 kg. Ndërkohë policia po vijon me veprimet hetimore dhe kërkimet për të kapur 31-vjeçarin që arriti të arratisej gjatë aksionit.

“Në kuadër të këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u kap dhe u ndalua shtetasi V. R., 26 vjeç, banues në Hamil, i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 26-vjeçari është pronari i automjetit tip “Audi Q7”, me të cilin shtetasit A. T., 25 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit) dhe N. R., 31 vjeç (i shpallur në kërkim), po transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy