
Gjykata e Fierit ka zhvilluar një tjetër seancë gjyqësore ndaj shtetasit Albert Zaja, i arrestuar më herët për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier.
Akuza për të cilën Zaja ka dalë para gjykatës është ajo e “Armëmbajtjes pa leje”. Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa të rrepta me praninë e shumë forcave policore.
Më herët ai u la në qeli si autor i dyshuar i ekzekutimit të 42-vjeçarit Kastrati, ngjarje kjo e ndodhur më datë 1 Shkurt të këtij viti.
Për këtë ngjarje vijojnë që të jenë në kërkim 3 personat e tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasje.



