
Policia Kufitare në Shqipëri ka goditur një tjetër rast të mos deklarimit të parave në kufi, ku një shtetasi 31-vjeçar në pikën kufitare Muriqan, i janë sekuestruar 50 mijë euro dhe është proceduar penalisht nga organet kompetente.
Ky procedim ka ardhur si pasojë e kontrolleve të shtuara dhe analizës së riskut nga Policia Kufitare.
Gjatë kontrollit, shtetasi B.M., banues në Tiranë, është kapur pasi nuk e kishte deklaruar shumën.
Paratë ndërkaq, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.



