
Policia italiane e Novarës arrestoi dy persona, një shtetas shqiptar dhe një rumun, të cilët dyshohet se transportonin rreth 6 kilogramë kokainë me një kamion me targa italiane.
Policia e ndaloi mjetin në zonën e Novarës për kontroll. Dy drejtuesit shfaqën shenja të dukshme nervozizmi dhe për këtë arsye policët kontrolluan të gjithë kabinën ku gjetën një qese me pesë pako të mbështjella me shirit ngjitës dhe material plastik i cili ishte fshehur mes sediljeve të përparme dhe te pjesa e pushimit.
Lënda narkotike rezultoi se ishte kokainë, rreth 5.7 kilogramë. Ndërkohë gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi dhe 3 mijë euro.
Dy të dyshuarit u arrestuan, ndërkohë që janë në pritje që të dalin para Gjykatës së Novarës.



