
Një zjarr masiv ka përfshirë ish kabinat e plazhit në zonën Iliria në Durrës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 15:45 ka rënë zjarr në kabinën e shtetasit D.H dhe shumë shpejt zjarri është përhapur në kabinat e tjera të pabanueshme. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe policia të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e tij.



