Situata me zjarret/ 31 vatra zjarri gjatë ditës në Shqipëri, 14 mbeten aktive

Situata me zjarret/ 31 vatra zjarri gjatë ditës në Shqipëri, 14 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin ditor tw situatës së zjarreve në vend deri në orën 18:00. 

 

Sipas tyre, gjjatë ditës janë raportuar gjithsej 31 vatra zjarri, ndërsa aktualisht janë evidentuar 18 vatra, prej të cilave 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll.

 

Në operacionet për përballimin e situatës vijon angazhimi i strukturave vendore dhe qendrore. Vetëm nga Forcat e Armatosura janë angazhuar 309 efektivë, 22 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

 

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi

Dajt, Tiranë – Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon puna me 20 forca të MZSH-së dhe 10 efektivë të ADZM-së, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 2 helikopterë të Forcave të Armatosura. Në zonën Priskë e Madhe–Gurrë–Farkë–Lundër operojnë 40 efektivë të MZSH-së me 8 automjete zjarrfikëse, 25 vullnetarë dhe 2 helikopterë të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

 

Abazë, Krujë – Zjarri vijon të jetë aktiv dhe është favorizuar nga era. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e tij, të mbështetura edhe nga 1 helikopter i FA-së. Nuk paraqitet rrezik për banesat.

 

Gurë-Lurë, Dibër – Situata vijon me intensitet të lartë në dy drejtime, ndërsa perimetri pranë banesave është vendosur nën kontroll dhe është shmangur rreziku për përhapjen e zjarrit drejt tyre. Në terren janë angazhuar 120 forca bashkiake, 57 efektivë të FA-së, 15 punonjës policie, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të ADZM-së, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor.

 

Nëmërçkë dhe Dhëmbel, Përmet – Vijojnë aktive disa vatra në zona pyjore dhe kullota, në terren të vështirë. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës, punonjës të sektorit pyjor dhe vullnetarë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

 

Trojë, Mirditë – Vijon puna për izolimin e vatrës me forcat e MZSH-së, 36 forca bashkiake, 3 punonjës policie, 20 vullnetarë dhe 30 efektivë të FA-së.

 

Lugaxhi, Elbasan – Situata paraqitet e rënduar, pasi zjarri është përhapur në kurorat e pishave. Në terren janë angazhuar 6 efektivë të MZSH-së, 6 forca të shërbimit pyjor, 5 punonjës të ASHP-së, 5 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë, të mbështetur edhe nga MZSH Cërrik. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Shalës, Cërrik, është evidentuar gjithashtu një vatër e re, ku po operojnë forcat e MZSH-së me 1 automjet dhe 3 efektivë.

 

Finiq, Vlorë – Në Dhivër operojnë forcat e MZSH-së nga Finiqi, Delvina, Konispoli dhe Dropulli, me 5 automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, forca bashkiake dhe 1 helikopter të FA-së. Vatra në Rumanxë është shuar plotësisht, ndërsa ajo në Dhrovjan është nën kontroll.

 

Në zonën Mallakastër–Patos, vatrat në Drenie, Lofkënd dhe Ngraçije janë izoluar dhe situata po mbahet nën monitorim. Ndërkohë, vijon puna në ekonominë pyjore të Gjinoqarës.

 

Në Kryezi, Fushë-Arrëz, vatra është nën kontroll, ndërsa në Rrencë dhe Goraj-Budishtë vijon puna për izolimin e plotë të zjarreve.

 

Strukturat e emergjencave dhe ekipet në terren vijojnë operacionet për shuarjen dhe izolimin e vatrave aktive, si dhe monitorimin e zonave ku situata është vënë nën kontroll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy