Vau i Dejës/ Arrestohen vëlla e motër për kultivim të kanabisit, procedohen kryeplaku dhe vrojtuesi i pyjeve

Vau i Dejës/ Arrestohen vëlla e motër për kultivim të kanabisit, procedohen kryeplaku dhe vrojtuesi i pyjeve

Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar vëlla dhe motër, të cilët akuzohen për kultivimin e një numri të konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh narkotikë Cannabis Sativa në fshatin Kroni i Madh. 

 

Arrestimi i 33-vjeçarit me iniciale P.P., dhe 43-vjeçares me iniciale A.P., u bë në kuadër të operacionit të koduar “Monitorimi”, pas kontrolleve intensive dhe hetimeve të kryera nga efektivët e policisë.

 

Gjatë operacionit, uniformat blu zbuluan parcelën ku ishin kultivuar bimët narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

 

Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Kroni i Madh, D.D., 51 vjeç, dhe vrojtuesit të pyjeve, N.G., 56 vjeç, të akuzuar për shpërdorim detyre. Policia njofton se kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy