Transportonte 30 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 25-vjeçari në Korçë

Transportonte 30 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 25-vjeçari në Korçë

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi po transportonte 30 emigrantë të paligjshëm. Shtetasi Renato Çela ka braktisur mjetin e tij në në afërsi të fshatit Zëmblak, në momentin kur ka parë se ishte pikasur nga policia.

Çela po i transportonte emigrantët me furgonin tip ‘Ford’. Ai nuk iu bind urdhrit dhe ka braktisur mjetin brenda të cilit u konstatuan 30 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportoi 30 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 25-vjeçar, i cili gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e “Frontex” dhe Komisariatin e Policisë nr. 3 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 25 vjeç, banues në Fshat-Maliq.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me patrullat e “Frontex”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se përgjatë aksit rrugor Devoll-Maliq, me një mjet furgon tip “Ford” do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën, kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit dhe janë vënë në ndjekje të tij. Forcat e Policisë, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda të cilit janë konstatuar 30 emigrantë të paligjshëm. Në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 në DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit R. Ç., si autor i dyshuar i kësaj ngjarje. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy