Kapen 107 kg kanabis në Shkodër, 6 të arrestuar

Kapen 107 kg kanabis në Shkodër, 6 të arrestuar

Gjashtë persona janë arrestuar në Shkodër si posedues të lëndëve narkotike, pas dy kontrolleve të policisë që çuan në sekuestrimin e një sasie prej 107 kg kanabis sativa.

Të arrestuarit janë Gjergj Gjuraj, 56 vjeç, Klodian Dani, 31 vjeç, Dorian Gjeloshi, 26 vjeç; Viktor Gjeloshi, 23 vjeç; Dorjan Gjeloshi, 26 vjeç; Viktor Gjeloshi, 23 vjeç; dhe Eduard Avdiaj, 28 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Ata u arrestuan në vëndin e quajtur fshati Pentar, njësia administrative Dajç, duke udhëtuar me mjetin kamionçinë “Benz” me targë SH9993 E, në të cilën u gjetën 18 thasë me 88 kg marijuanë.

Ndërkohë, Alvaro Balaj, 27 vjeç, banues në Durrës u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit, ku pas një kontrolli në mjetin tip, ‘Opel Corsa’, iu gjetën në 2 anësoret e tij  pako të mbështjella dhe të future në cilindra metalikë ku në total ishin 19 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy