
Është fakt që këtë 3-vjeçar, SPAK ka hequr nga vetja disa prej dosjeve më sensitive.
Kur të gjithë prisnin që hetimin e dosjes “184” të zgjedhjeve lokale në Dibër, çështja iu dërgua prokurorisë së këtij qyteti për ta hetuar. Përgjimet e kësaj dosjeje shkaktuan tërmet në opinionin publik, pasi zyrtarë të lartë të qeverisë socialiste komunikonin me persona drejtures të administratës për të sigurar.
Sipas kreut të SPAK në atë kohë, Arben Kraja, asnjë nga emrat e personave që ishin regjistruar në procedim nuk ishin subjekte të tij.
Përgjimet e kësaj dosjeje ndezën një valë protestatsh nga opozita e atëhershmë që çuan në djegien e mandateve dhe braktisjen e zgjedhjeve lokale në 2019-n.
Hetimi i krimeve zgjedhore që janë komptencë e SPAK-ut nuk shkëlqeu as në hetimet e nisura për zgjedhjet e vitit 2021. Nga 45 dosje vetëm 2 janë dërguar në gjyq.
Një hetim, i cili nisi bujshëm nga ishte tenderi 1.5 milion euro për furnizimin e familjeve në nevojë me ushqime zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes gjatë pandemisë së Covid-19.
Procedime penale pa emra të dyshuarish u nisën edhe për tenderat sekretë të Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e materialeve mjekësore.
Në asnjë nga këto dy procedime SPAK nuk gjeti zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion apo shpërdorim detyre.
Për pasojëm të dyja çështjet iu deleguan Prokurorisë së Tiranës për të hetuar punonjës të administratës që nuk janë kompetencë e prokurorisë së posaçme.
SPAK gjatë vitit 2021 ka transferuar në prokuroritë e rretheve, pezulluar apo pushuar 324 çështje. Prej tyre 71 dosje janë për veprat e korrupsionit, 75 për vepra të tjera ku peshën më të madhe e zë shpërdorimi i detyrës dhe 178 janë procedime që lidhen me krimin e organizuar.
Në gjyq janë dërguar 44 dosje, 33 prej të cilave janë për korrupsion, 14 për krimin e organizuar dhe 1 për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.



