
Fqinjët e Zeqine dhe Shaqir Sinanit që u qëlluan për vdekje nga 80-vjeeçari Xhevit Sinani, shprehen të tronditur për krimin e dyfishtë. Ngjarja ndodhi në zonat e thella të Gramshit, ndërsa autori u arrestua disa momente pas ngjarjes.
Ndërkohë, fqinjët e familjes Sinani janë shprehur se ata nuk kishin probleme të mëparshme. Ndërsa për 80-vjeçarin, hedhin dyshime se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“E kemi dëgjuar nga të tjerët, që ka pasur probleme të shëndetit mendor. Por tip i qetë ka qenë. Ka punuar si kryetar këshilli dhe llogaritar në koperativë”, ka thënë një prej fqinjve.



