
Me organizim të Ministrisë së Arsimti dhe të Këshillit Britanik, në Tiranë u mbajt Konkursi Kombëtar i Kodimit i zhvilluar , i cili ka shënuar dhe fundin e programit arsimor rajonal “Shkollat e Shekullit 21”.
Në këtë konkurs programimi ku u përdorën pajisjet ‘mikrobit’ morën pjesë fëmijë të moshës 11-15 vjeç.
Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve morën pjesë ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith.
Ministrja Kushi i quajti shumë frymëzuese projektet e paraqitura nga të gjitha shkollat pjesëmarrëse në Konkursin Kombëtar të Kodimit në kuadër të programit “Shkollat e Shekullit 21”.
“Gjatë këtij aktiviteti 20 grupet më të mira të shkollave fillore nga gjithë Shqipëria treguan aftësitë e tyre më të mira të fituara në lidhje me zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik. Aty u prezantuan rezultatet këtij konkursi dhe u ndanë çmime për grupet pjesëmarrëse.
Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe British Council Albania kanë qenë bashkëpunuese në mbështetje të plotë të Programit “Shkollat e Shekullit 21”, me qëllim të ndryshimeve pozitive në sistemin arsimor të Shqipërisë.



