Dy shqiptarë në pranga për vrasjen makabre të një gruaje në Itali

Dy shqiptarë në pranga për vrasjen makabre të një gruaje në Itali

Dy shqiptarë dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e një gruaje 46 vjeçe më 30 dhjetor në Verona, Itali. Trupi i Kadjia Bencheikh, me origjinë marokene, u gjet i copëtuar mbrëmjen e 30 dhjetorit në një fushë në Valeggio. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrat e të arrestuarve, por saktësojnë se njëri është partneri i saj, ndërsa tjetri nipi i tij. Policia dyshon se vrasja është kryer nga partneri i gruas, ndërsa nipi i tij e kishte ndihmuar të copëtojë trupin dhe ta hedhë në fushë. Ndaj dy shqiptarëve është ngritur akuza e vrasjes në bashkëpunim dhe përdhosjes së kufomës.

Hetuesit kanë mundur të rindërtojnë skenën e vrasjes makabre. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, gruaja është vrarë me goditje me sende të forta në kokë dhe më pas trupi është prerë në copa me një sharrë elektrike. Më pas, autorët e kanë çuar trupin në një zonë të braktisur në Valeggio.

Trupi është gjetur nga një grua, e cila shkonte shpesh në atë zonë për të ushqyer kalin e saj. Hetuesit kanë arritur te dy shqiptarët pasi kanë analizuar rutinën e përditshme të gruas dhe njerëzit që ajo frekuentonte. / La Repubblica / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy