
Ditën e sotme, Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për administratorin e “Skela Syla”, Petrit Syla.
Ai ishte arrestuar për akuzën e shkeljes së sigurisë në punë, pas rënies së një skele në Tiranë, ku si pasojë mbetën të vdekur dy punëtore.
Në fillim, Petrit Syla u shpall në kërkim dhe disa ditë më vonë u arrestua, duke u lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Në Apel, Sylës iu rikthye liria, pavarësisht se prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë.
Mësohet se trupa gjykuese që dha vendimin për lirimin e tij përbëhej nga gjyqtarët Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj



