Fshehën 8.5 kg kanabis në arka bananesh, arrestohen 2 persona në Durrës

Fshehën 8.5 kg kanabis në arka bananesh, arrestohen 2 persona në Durrës

Dy persona kanë rënë në pranga, pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike të cilën e kishin fshehur në arka bananesh.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit Operacional Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një automjet tip “Benz” transportonte lëndë narkotike, kanë intensifikuar kontrollet duke kontrolluar imtësisht çdo automjet të dyshuar.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që kishte lëndën narkotike në automjet, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në pikën e kontrollit.

Patrullat e Policisë Rrugore dhe shërbimet e tjera të DVP u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e mjetit, së bashku me dy personat që qarkullonin me këtë automjet.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit, gjetën dhe sekuestruan 8.5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të vendosur në arka bananesh.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. N., 30 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë (drejtues i mjetit) dhe G. R., 36 vjeç, banues në Burrel (pasagjer në mjet).

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy