
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në Bërxulllë, në drejtim të Rinasit.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe më pas automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Lana.
Si pasojë shoferi ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



