Kërcënohet për herë të dytë me vdekje politikani shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Kërcënohet për herë të dytë me vdekje politikani shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Politikani me origjinë shqiptare në Malin e Zi, Dritan Abazoviç është kërcënuar me jetën dhe familjen e tij nga një klan mafioz.

Kreu i Koalicionit URA, Zoran Mikić dha alarmin në lidhje me sigurinë fizike të politikanit shqiptar Dritan Abazoviç.

Përmes një konference për shtyp, Mikić tha se një klan mafioz ka kërcënuar Abazoviçin dhe familjen e tij me eliminim fizik. 

“Nëse i ndodh diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, Veselin Veljović”, tha Mikić në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

“Ne nuk duam të krijojmë alarm, të akuzojmë dikë direkt apo të bëjmë ndonjërin target, por duam të informojmë publikun për çfarë po ndodh”, shtoi ai.

Shqiptari Dritan Abazoviç dhe partia e tij janë kyçe për përcaktimin e qeverisë në Malin e Zi.

Abazoviç është kërcënuar edhe më herët në muajin tetor me vdekje nga një 69-vjeçar. Në rrjetet sociale të Abazoviçit mbërriti një mesazh kërcënues në drejtim të Abazoviç ku shkruhej se "ai do të vritej në rast se bashkëpunon me Çetnikët”, për të krijuar qeverinë malazeze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy