Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë. Operacioni ‘Barriera’ ka rezultuar me arrestimin e një shtetasi kosovar dhe sekuestrimin e 12 pistoletave të tipit ‘Glock’ me municion luftarak, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut në kryeqytet.



