Kultivoi lëndë narkotike në Skrapar/ Arrestohet 27-vjeçari, ndiqet penalisht kryetari i fshatit

Kultivoi lëndë narkotike në Skrapar/ Arrestohet 27-vjeçari, ndiqet penalisht kryetari i fshatit

27-vjeçari Arsen Ziko, banues në fshatin Gradec, është arrestuar sot në Skrapar. Gjatë një kontrolli të policisë, ai u kap duke kultivuar lëndë narkotike.

Policia bën me dije sa kanë filluar një procedim penal edhe për kryetarin e fshatit Riza Guri, pasi dyshohet se ai ka shpërdoruar detyrën.

Njoftimi i policisë: 

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohet penalisht Kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre. Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradec, Skrapar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin Arsen Ziko, 27 vjeç, banues në fshatin Gradec, Skrapar, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Riza Guri, me detyrë Kryetar i fshatit Gradec, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy