Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të cilat ishin të falsifikuara.
I arrestuari është shtetasi me inicialet F.H 39-vjeç banues në Prishtinë, i cili gjatë kontrollit nga autoritetet kufitare të Portit të Durrësit, konstatuan se ai po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.
Sipas forcave blu 39-vjeçari kosovar do kalonte pikën kufitare nga Porti i Durrësit me automjetin e tij, ndërsa pas arrestimit provat materiale u dërguan pranë Prokurorisë së Rrethi Gjyqësor Durrës për hetime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Arrestohet në flagrancë dhe 1 drejtues mjeti. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



