Hetimi i SPAK-ut ndaj Spiropalit/ Karanxha: Vetë e votoi reformën, tani po veprojnë organet e drejtësisë

Hetimi i SPAK-ut ndaj Spiropalit/ Karanxha: Vetë e votoi reformën, tani po veprojnë organet e drejtësisë

Ish-prokurori Ervin Karanxha, komentoi zhvillimet e fundit të drejtësisë, duke u ndalur te procedimi i regjistruar nga SPAK pas denoncimeve që prekin ish-ministren Elisa Spiropali dhe familjarët e saj.

 

I ftuar në studion e MCN Live, Karanxha sqaroi se SPAK ka regjistruar një procedim penal pa autor, ku po hetohet fakti për fshehje të ardhurash, tatime dhe pasuri. Ai theksoi se duhet ndarë retorika politike nga veprimet e drejtësisë.

 

Është bërë një kallëzim dhe po hetohet fakti nëse ka ose jo elementë të veprës penale, ose nëse ekziston apo jo fakti kriminal. Është e vërtetë që kemi pasur edhe një retorikë politike, por duhet të ndajmë retorikën politike nga ndjekja penale. Ndjekja penale është regjistruar si një çështje penale e cila lidhet me pronat, lidhet me tatimet, për verifikimin nëse janë fshehur të ardhurat dhe për pasuritë. Çështja është regjistruar nga SPAK-u dhe është në fazat e para, kështu që unë mendoj që nuk duhet paragjykuar.

 

Duke iu referuar ankesave politike për kontrollet tatimore në biznese, ish-prokurori theksoi se veprimet hetimore janë të njëjta për të gjithë. Ai shtoi se eksponentët e mazhorancës që kanë mbështetur dhe votuar reformën në drejtësi nuk kanë arsye të tremben nga puna e organeve të drejtësisë.

 

Mësyjnë në biznese sepse kur bëhen veprime hetimore kështu bëhen, do të vijnë te biznesi. Veprimet procedurale janë njësoj për të gjithë. Në qoftë se ka gjëra të tjera që Spiropali i di, duhet t'i tregojë te organet e ndjekjes penale. SPAK-un dhe reformën në drejtësi vetë Spiropali e ka trumbetuar, atëherë pse ka frikë? S'ka pse! Edhe kjo një, zonja Balluku dy, Erion Veliaj tre janë shumë persona të cilët kanë votuar reformën në drejtësi dhe organet e ndjekjes penale po veprojnë.

 

Karanxha u ndal te ngjarja e rëndë kriminale në Fier, ku në lagjen “1 Maji” në Fier, mbeti i vrarë Selami Hasani, ndërsa u plagos vëllai i tij. Sipas Karanxhës, nga mekanizmi i ngjarjes duket qartë se kemi të bëjmë me një vrasje të mirëmenduar.

 

Nga mekanizmi i ngjarjes e nga të dhënat e para, rezulton se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim. Pra, autorët e kanë ruajtur viktimën në një moment. Duket qartë që kemi të bëjmë me ngjarje me paramendim, sepse është plagosur edhe vëllai i tij. Është tronditëse sepse vritet një person në qendër të qytetit, në oborrin e banesës së tij, pranë institucioneve, çka paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

 

Sa i përket hetimeve për zbardhjen e këtij atentati, Karanxha shpjegoi se djegia e automjetit nga autorët është bërë për të zhdukur gjurmët e ADN-së, por ky mjet mund të shërbejë për të rindërtuar itinerarin e lëvizjes së tyre.

 

Djegia e mjetit është zhdukja e provave, e vështirëson marrjen e gjurmëve papilare, të djersës ose provave të tjera të ADN-së që mund të jenë në automjet. Por ajo djegia tregon rrugën që kanë bërë autorët nga pika e djegies së makinës në vendin e ngjarjes. Do të jetë hetimi i cili do të sqarojë autorësinë dhe shkaqet e kësaj vepre penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy