Lëvizte i armatosur, arrestohet i riu në Lushnjë

Lëvizte i armatosur, arrestohet i riu në Lushnjë

Një i ri i cili lëvizte i armatosur është vënë në prangat e policisë së Lushnjës. 

 

Si rezultat i informacioneve të siguruara për një person i cili që lëvizte i armatosur në Lushnjë, në lagjen “Loni Dhamo” u ndalua i dyshuari Enrik Çela, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë automatike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë Enrik Çela, 33 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

 

Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy