E rëndë në Shkodër, rrufeja godet 3 persona, humb jetën 53-vjeçarja

E rëndë në Shkodër, rrufeja godet 3 persona, humb jetën 53-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku rrufeja ka goditur 3 anëtarë të një familje.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por njeri prej tyre nuk ka mundur të mbijetoj.

Ngjarja tragjike ndodhi sot rreth orës 14:30, në fshatin Sukaj - Dajç, në Shkodër dhe sipas policisë rrufeja godit një traktor në një arë, në të cilin ishin 3 persona duke punuar tokën me të.

"Për pasojë ka ndërruar jetë V. L. 53 vjeçe banuese në fshatin Sukaj, si dhe kanë marrë lëndime shtetasit familjarët e saj N.V. rreth 60 vjeç, dhe C. L. rreth 50 vjeç. Ata u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmën e nevojshme mjekësore", bën me dije policia.

 

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy