Në pranga 20-vjeçari në Klos, kapet me sasi kokaine që e përgatiste për shitje

Në pranga 20-vjeçari në Klos, kapet me sasi kokaine që e përgatiste për shitje

Policia e Dibrës arrestoi një 20-vjeçar pasi është kapur me një sasi kokaine, të cilën e përgatiste për shitje.

Burime zyrtare bëjnë me dije se specialistët e Sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me stacionin e Policisë Klos kanë organizuar dhe kanë kryer me sukses operacion policor të ashtuquajtur ‘’Muzgu’’.

Si pasojë u kap në flagrancë shtetasi Luan Boca, 20 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi erdhi  pas kontrollit fizik që iu bë shtetasit Luan Boca, në një lokal në qytetin e Klosit, ku iu gjet e fshehur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, të cilën e kishte përgatitur në doza për ta shitur.

Sasia e lëndës narkotike e dyshuar si kokainë 22.75gram u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy