Me shpejtësi dhe të dehur në timon, arrestohen 10 shoferë, gjobiten 1919 drejtues

Me shpejtësi dhe të dehur në timon, arrestohen 10 shoferë, gjobiten 1919 drejtues

Dhjetë drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore në 24 orët e fundit, gjashtë prej tyre drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 4 shtetas për drejtim mjeti pa patentë. 41 patenta të tjera janë pezulluar.

Policia Rrugore bën me dije ndërkohë se janë ndëshkuar me gjobë 1919 shoferë, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Falë denoncimeve nga qytetarët, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, në të gjithë vendin janë parandaluar 5 ngjarje të mundshme rrugore, në Tiranë, Korçë, Dibër, Sarandë dhe Fier, ku drejtuesit e mjeteve nën efektin e alkoolit xhironin gomat dhe kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.

Konkretisht, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, me masa që varionin nga 0.64 mg/l deri në 0.96 mg/l dhe 4 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 29 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara, 151 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan deri në 153km/h në rrugën interurbane Durrës-Kavajë, dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1919 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy