Emri/ Plagosi me thikë dy vëllezër, arrestohet i riu nga Fieri

Emri/ Plagosi me thikë dy vëllezër, arrestohet i riu nga Fieri

Një i ri nga Fieri ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka plagosur me thikë dy persona gjatë një konflikti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Fermë Çlirim një shtetas ka plagosur me thikë 2 vëllezër, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Klaudio Tringa, 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, pasi në fshatin Fermë Çlirim, Fier, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës( thikë) shtetasit D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, të cilët morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy