Gjykata e Korçës ka caktuar ditën e sotme masën e arrestit në burg për 45-vjeçarin Aleks Ago i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar nga një fshat i Devollit.
Ka qenë vetë i mituri i cili dy ditë më parë së bashku me nënën në praninë e një psikologu ka denoncuar në komisariatin e Devollit 45-vjeçarin duke thënë se ai e ka prekur në disa pjesë të trupit.
Sipas dëshmisë së 15-vjeçarit ky ka qenë rasti i tretë i tentativës së Aleks Agos për ta tërhequr pas vetes duke i ofruar lekë.
45-vjeçari u arrestua menjëherë nga policia ndërkohë ditën e sotme prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg gjë që u pranua nga gjykata e Korçës.
45-vjeçari nga fshati Kuç i bashkisë Devoll, është i martuar dhe prind i tre fëmijëve.
Gazetarja Elsa Xhindole raportoi për MCN Live, se Ago mohoi çdo akuzë, duke thënë se ka tentuar vetëm që t'i vijë në ndihmë të miturit, i cili ishte jetim pa baba.



