“Zbarkojnë” emigrantët e parë në portin e Shëngjinit/ Simoni: Pas dy orësh do të transferohen drejt kampit të Gjadrit (VIDEO)

“Zbarkojnë” emigrantët e parë në portin e Shëngjinit/ Simoni: Pas dy orësh do të transferohen drejt kampit të Gjadrit (VIDEO)

Nis sot zbatimi i Marrëveshjes Shqipëri - Itali, firmosur në nëntorin të vitit të shkuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Georgia Meloni për strehimin e emigrantëve që do të shpëtohen në det. 

Siç bën të ditur për “MCN live”, korrespondenti nga Lezha, Jul Simoni, anija italiane ‘Libra’ dhe 16 emigrantët në bord, zbarkuan në portin e Shëngjinit.

Ata pas dy orësh do të transferohen drejt kampit të Gjadrit. 

Refugjatët zbritën në portin e Shëngjinit, ku po ju nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit në qendrën pritëse.

Një sërë efektivesh të policisë italiane dhe asaj shqiptare shoqëruan gjatë gjithë kohës anijen dhe kur anija hyri në ujërat shqiptare u shoqërua nga policia kufitare

Pas dy orësh ata do të transferohen drejt kampit të Gjadrit për procese akomodimi, përpunimi, verifikimi dhe izolimi apo riatdhesimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy