Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në portin e Vlorës

Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në portin e Vlorës

Për shkak të motit të keq dhe me shi, kryesisht në gjirin e Vlorës, është njoftuar pezullimi i lundrimit për mjetet e vogla lundruese.

Sipas parashikimit të motit, në gjirin e Vlorës era do të jetë në drejtimin Jug-Juglindje me forcë 5-6bft, 10-15m/s.

Në orët e mesditës do të ketë përmirësim të lehtë të motit, por përsëri do të përkeqësohen kushtet e detit dhe të erës.

Pos pezullimit të mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit, përjashtim në qarkullim bëjnë vetëm mjetet e transportit ndërkombëtar detar.

Sipas parashikimeve, përmirësim i kushteve hidrometeorologjike do të bëhet gjatë ditës së premte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy