Korrupsion me provimet, arrestohet pedagogu dhe sekseri

Korrupsion me provimet, arrestohet pedagogu dhe sekseri

Një pedagog i dyshuar për korrupsion është arrestuar nga Policia e Korçës.

Burime nga policia thanë se është arrestuar pedagogu i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin “Fan Noli”, Alket Dino.

Si pjesë e këtij operacioni është arrestuar dhe Xhevi Dervishi, pasi dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit.

Shoqërimi i tyre është bërë mbrëmjen e të mërkurës, 23 shtator 2020.

“Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë” njoftoi policia.

Pedagogu së bashku me sekserin sipas policisë janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy