Debate të ashpra në gjykatë, Beqaj përball Shullazit, biznesmeni: Më ofruan 7 mln euro të tërheq padinë ndaj tij

Debate të ashpra në gjykatë, Beqaj përball Shullazit, biznesmeni: Më ofruan 7 mln euro të tërheq padinë ndaj tij

Një përballje e ashpër ka ndodhur në gjykatën e Krimeve të Rënda ku përballë njëri-tjetrit ishte një nga personazhet më të përfolura në media Emiljano Shullazit si dhe biznesmenit Ylvi Beqja. 

Gjate deshmise së tij, biznesmeni Beqja ka pohuar para togave të zeza se Shullazi dhe grupi i tij e kishin kërcënuar me armë.

Por kjo është bërë shkak per nje perplasje dhe debat te ashper mes tyre.

“Shullazi dhe grupi i tij më kërcënuan me armë. U kërcënova edhe nën mbrojtje”, pohoi Beqaj.

Ai deklaroi se edhe gjatë kohës që ka qenë në mbrojtje ishte kërcënuar dhe se dikush i kishte ofruar 7 milionë euro për të tërhequr padinë kundrejt Emiljano Shullazit.

“Dikush më ka kërkuar të tërhiqem nga denoncimi në emër të Shullazit. Më kanë ofruar 7 milion euro që të tërheq padinë kundrejt Shullazit” mësohet të ketë thënë Beqaj gjatë dëshmisë së tij.

Ylvi Beqaj është personi që ka denoncuar në Prokurori se është kërcënuar dhe është gjobitur nga Emiljano Shullazi në lidhje me pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës dhe një shumë prej 500 mijë eurosh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy