Digjet një banesë në Devoll, shkak dyshohet rrjedhja e gazit

Digjet një banesë në Devoll, shkak dyshohet rrjedhja e gazit

Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Cangonj në Devoll.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas informacioneve të para dyshohet se shkaku i zjarrit të jetë rrjedhja e gazit.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sipas punonjësve në banesë nuk ka patur persona në momentin e rrjedhjes së gazit ndërkohë që aktualisht po punohet nga ana e tyre për izolimin e plotë të flakëve.

Ne banese jetonte një i moshuar vetëm, i cili ka shpëtuar pa lëndime. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy