
Një makinë ka marrë flakë në ecje në Tiranë, tek nënkalimi i “Kopshtit Zoologjik”. Sipas informacioneve paraprake, shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një defekt teknik. Në vendngjarje kanë shkuarr forcat zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e menjëhershme të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.04.2022, në afërsi të Kopështit Zoologjik, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin D. Z., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



